EULEX-i rifillon procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit
Procesi do të nisë më 15 shkurt në Gjykatën e Qarkut, ashtu siç ka njoftuar zëdhënësja e EULEX-it.
Ndërkohë, në një komunikatë të lëvizjes "Vetëvendosje" thuhet se me rihapjen e rastit të Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur t'i vazhdojë plumbat e UNMIK-ut. Ndryshe EULEX-i ka trashëguar 1 200 dosje nga UNMIK-u dhe është zotuar se do ti hapë ato.