E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ligjet” kalojnë marrëveshjet për digat dhe “Tiranë-Elbasan”

Pas miratimit të këtyre marrëveshjeve në komision, ato do të kalojnë në Parlament për miratimin përfundimtar. Marrëveshja për rrugën Tiranë-Elbasan, ka një vlerë prej 40.4 milionë dollarë, e cila do të jepet në formë huaje nga Fondi i OPEC-ut për zhvillim ndërkombëtar.

Qëllimi i projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan është të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë Qendrore, Jugore dhe më gjerë, në gjithë zonën juglindore e bregdetare jugore.

Ndërsa, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IDBRD), për financimin shtesë të projektit "Siguria e digave", me një vlerë prej 15.5 milion euro, synon  rritjen e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të sistemit energjetik shqiptar, në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat. Po ashtu, programi i huas synon rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, përmes rritjes dhe përmirësimit të efektshmërisë së prodhimit të energjisë nga burimet hidrike./Start/

                                                                                             2012-04-09 15:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›