U arrestua për vrasjen e argjendarit, kërkon shpërblim 100 mijë euro

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova Nexhat Mulaj, 27-vjeç, i cili kishte ardhur në Tiranë për vizitë, por përfundoi në qeli.
Askush nuk u kujtua më pas për dëmin e shkaktuar ndaj tij, pasi emri u përmend gjatë në media, duke u akuzuar për krimin më të rëndë, atë të vrasjes. Por, historia duket se i dha të drejtë Mulajt, pasi me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së arkëtares së një banke, ky i fundit pranoi se kishte kryer edhe vrasjen e argjendarit
. Tashmë, Nexhat Mulaj, ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim për të gjithë atë çka ai pësoi, që përveç tronditjes psikologjike, iu shkaktuan edhe probleme familjare.
"Pas kësaj situate ai ka pësuar shumë disfata, e shoqja ka humbur fëmijën dhe fëmija i ka humbur pas 30 ditëshit të parë. Ne do kërkojmë 100 mijë euro dëmshpërblim dhe ky dëmshpërblim ka zanafillën tonë nga dëmi moral. Vetë doktorët e kanë shprehur se ky dështim ka ardhur si rezutlat i ndalimit të të shoqit. Ne do ta ndjekim deri në Strasburg dhe ata nuk do e lënë pa dhënë dënimin e drejtë, atyre që u takon", ka thënë për mediat, avokati i Mulajt, Ndue Pjetra. /Start/
2012-04-09 16:21