E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Turqia ndihmë të vyer për ushtrinë shqiptare

Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, zv/ambasadorja e republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Asllë Umar, atasheu ushtarak turk kolonel Zafer Ugur, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, si dhe familjarë të efektivit që niset në mision.

Në fjalën e vet, Imami e cilësoi këtë mision një kontribut tjetër që FA japin për paqen dhe sigurinë.  Ai gjeti rastin të falënderonte ndihmën turke në këtë drejtim. “Ky bashkëpunim ndërmjet nesh, i nisur rreth 20 vite më parë, është tashmë i konsoliduar në shumë drejtime, si në asistencë teknike, rritje të kapaciteteve, arsimim, trajnim dhe në fusha të tjera, të cilat së bashku do vazhdojmë t’i çojmë përpara. Vendimi për të dërguar një kontigjent të Policisë Ushtarake në një mision të kësaj natyre merr një rëndësi të veçantë për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë afgane. Gjithashtu, ai është tregues i rritjes së kapaciteteve të ushtrisë shqiptare dhe një rezultat jashtëzakonisht pozitiv i të gjitha reformave të marra në këto 20 vite në Forcat tona të Armatosura”, tha Imami.

Në vijim të fjalës së tij, ministri ka theksuar se ne jemi të vendosur të hyjmë në rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura në të gjitha drejtimet, duke përmendur këtu rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike, modernizimin e pajisjeve dhe krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore. “Kjo është ajo që kërkon mjedisi i sotëm i sigurisë, kjo është ajo të cilën po bëjnë aleatët tanë sot...Nuk është shumë e rëndësishme se sa shpenzon për ushtrinë, por si i përdor ato resurse që ke dhe ne po mundohemi ti përdorim në mënyrën më të mirë dhe të jemi sa më të përgjegjshëm përpara taksapaguesve tanë dhe përkundrejt partnerëve dhe aleatëve të NATO-s”, ka nënvizuar ai. Sipas ministrit Imami, rezultat i këtyre reformave dhe i kësaj përkujdesjeje është pikërisht aftësia jonë për të dërguar përkrah aleatëve kontingjente të kësaj natyre, ku ndërveprueshmëria është e nivelit më të lartë. Ky është koncepti i mbrojtjes inteligjente dhe FA Shqiptare janë të vendosur të ecin në këtë rrugë. 

Në ceremoni përshëndeti dhe zv.ambasadorja turke Asllë Umar. “Ne shpresojmë që me bashkëpunimin e forcave të Policisë Ushtarake të forcojmë edhe më tej bashkëpunimin që ekziston prej shumë vitesh me Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore të Forcave të Armatosura Shqiptare. Me këtë mision të përbashkët ne po hedhim një hap të rëndësishëm në kuadrin e këtij bashkëpunimi”, tha, ndër të tjera, znj. Umar.

Në përfundim të ceremonisë ministri i Mbrojtjes i dorëzoi komandantit të kontingjentit toger Evis Tollja, Flamurin Kombëtar duke i  uruar trupave të Kontingjentit 20-të Paqeruajtës të Policisë Ushtarake suksese në kryerjen e këtij misioni fisnik dhe kthim me nder në atdhe. Kontingjenti i 20-të Paqeruajtës i Policisë Ushtarake që niset me mision në Kabul të Afganistanit ka në përbërje një togë prej 22 ushtarakësh, të cilët janë trajnuar dhe stërvitur në terrene të vështira, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ky kontingjent do të veprojë në përbërje të kontingjentit turk që vepron në Afganistan. /Start/

                                                                                             2012-04-09 15:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›