Naço premton zgjidhje për “Kurum-in”

Ministri ka pritur në një takim sot përfaqësuesit e rreth 700 punëtorëve, duke premtuar se do të ndërmerren veprime ligjore për zgjidhjen e çështjes.
Gjatë takimit, punëtorët ngritën shqetësimin kryesor të ndërprerjes së punës nga "Kurum" dhe rreziku se mund të mbeten pa punë, pasi kjo kompani pretendon se nuk mund të gjejë energji elektrike në treg. Naço shpjegoi procedurat ligjore të ndërmarra në mbrojtje të interesit të konsumatorëve dhe miratimin nga Kuvendi të ligjit "Për energjinë elektrike", e cila ndërpret shpenzimet kolosale shtetit, që rimbursonte rreth 50 milionë euro në vit, të cilat kalonin në favor të kompanisë CEZ Shpërndarje.
Ministri Naço shprehu shqetësimin dhe pohoi solidaritetin e tij me kërkesat e punëtorëve dhe premtoi nisjen e veprimeve të tjera ligjore për të arritur një zgjidhje të shpejtë mes palëve. Për këtë qëllim, ministri i METE do të thërrasë ditën e enjte një takim mes përfaqësuesve të dy ministrive, asaj të Ekonomisë, të Punës dhe Çështjeve Sociale, kompanisë "Kurum" dhe punëtorëve.
Kompania turke "Kurum" prej fillimit të muajit ka ndërperë punën në uzinën e metalurgjisë në Elbasan me argumentin se nuk ka siguruar energji në tregun e lirë dhe për pasojë, punëtorët janë të papunë. Deri vjet, "Kurum" furnizohej nga CEZ si klient i kualifikuar. Vite më parë kur vendi përballej me kufizime të energjisë, kjo kompani kishte kërkuar që këtë energji ta siguronte vetë. /Start/
2012-01-23 15:06