Përleshje me armë zjarri në Shkup, 2 të plagosur
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se do të japë informacione më të hollësishme pas shqyrtimit të ngjarjes, ndërkohë që dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se njëri nga grupet e përfshira në vendngjarje janë larguar me autoveturë.
Nga të dhënat e para bëhet fjalë për përleshje mes dy grupeve kriminale. Nga MPB thonë se kanë njohuri për identitetin e kreut të bandës.
Nga Qendra Klinike njoftuan se një 25 vjeçar i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga atje njoftuan se i plagosur ka plagë në stomak dhe se është i kyçur në aparate.
I plagosuri i dytë është i pranuar në Spitalin e qytetit të Shkupit. 33-vjeçari kishte marrë plagë në anën e majtë të kraharorit, ndërsa mjekët thanë se pacienti është në gjendje stabile, pas nxjerrjes së plumbit dhe intervenimeve tjera mjekësore.