E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra “thumbon” përsëri: Interi ka pak lojtarë vendimtarë

“Tek Interi nuk ka shumë lojtarë të zotë që të jenë në gjendje të bëjnë diferencën. Nëse dikush nuk luante, ky ishte një problem për skuadrën”. Zllatan Ibrahimoviç e ka ende dhëmbin e “helmuar” ndaj “dashurisë” së vjetër.

Ndërkohë, nuk humbet asnjëherë rastin të ngrerë në qiell cilësitë dhe personalitetin e skuadrës së tij të re, Barcelonës. “Kurse tek ne, edhe nëse dikush qëndron jashtë, ka lojtarë të tjerë që bëjnë diferencën dhe ekipi arrin të fitojë. Kjo e bën Barcelonën një skuadër të madhe”, tha suedezi për revistën spanjolle “Barça”.

Ai foli edhe në lidhje me sulmuesin e ri të Interit, Samuel Eto: “Fakti që zura vendin e tij këtu nuk më ka krijuar presion, përkundrazi, është një stimul më tepër. Por nuk mund të krahasohemi, sepse jemi shumë ndryshe”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›