“Mandati”, PS plan deri në shkarkimin e Topallit

Madje, opozita do të kërkojë edhe dorëheqjen e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, apo mocion mosbesimi ndaj saj.
Kjo ide është diskutuar edhe gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së Partisë Socialiste dhe pritet të shpaloset gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Asamblesë së kësaj partie. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se situata midis palëve është tensionuar ditët e fundit për shkak të qëndrimit sipas tij të mazhorancës në lidhje me zëvendësimin e deputetit në Kuvend, pas largimit nga Shqipëria të deputetes Rudina Seseri.
Ruçi thotë se kjo shtyrje e Partisë Demokratike bëhet për shkak të përzgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. “Me mandatin e Seseri ata po bëjnë lojë për Presidentin. Ata po kërkojnë të fitojnë kohë në këtë çështje duke e mbajtur peng mandatin. Po shkelin edhe Kushtetutën që thotë se në Parlament janë 140 deputetë dhe jo 139, siç qëndrojnë prej katër muajsh”, theksoi Ruçi në emisionin “Debat” në Vizion Plus.
Ai shton se mazhoranca me këtë çështje synon të mbajë vendin në konflikt për shkak të mos përmbushjes së detyrave të saj të vëna nga Brukseli. “Ata nuk janë të interesuar të zgjidhin krizën politike në Shqipëri, sepse duan të fshehin këtu mos realizimin e objektivave për integrimin”, shtoi kreu i grupit të PS-së. /Start/
2012-04-07 09:05