E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten prurjet në Fierzë, shtohet prodhimi i energjisë

Të dhënat nga Korporata Energjetike Shqiptare bëjnë me dije se prurjet në këtë liqen kanë arritur 300 m/kub për sekondë, ndërsa niveli ka arritur 272.5 metra. Niveli maksimal i liqenit është 286 metra.

Prurjet janë rritur kohët e fundit nga reshjet e rëna të shiut, teksa bora e madhe e rëndë gjatë muajit shkurt, nuk solli prurje të mëdha. Të dhënat nga KESH bëjnë me dije se aktualisht po prodhohet 8 milionë kilovat orë energji në ditë, megjithatë jo sasia e mjaftueshme për të përballuar konsumin vendas, i cili arrin rreth 20 milionë kilovat orë në ditë.

Aktualisht, kompanitë CEZ dhe KESH po importojnë rreth 11 kilovat orë energji elektrike në ditë nga tregjet ndërkombëtare.

Ndërkaq, niveli i ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës ka arritur në 73.2 metra dhe prurjet në 100 m3 për sekondë. Kurse niveli në Koman ka arritur në 171 m dhe prurjet janë zero. /Start/

                                                                                             2012-04-06 17:12
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›