Haxhinasto në Podgoricë, diskutim për diplomat e patentat

Gjatë kësaj vizite, Haxhinasto u takua edhe me drejtuesit kryesorë të partive parlamentare shqiptare, si dhe vizitoi komunën e Ulqinit dhe Tuzit, ku pati takime me drejtues të pushtetit vendor.
Në takimin zyrtar me Ministrin e Jashtëm Roçen u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete në infrastrukturë, proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe zhvillimet në rajon.
“Është koha që tashmë të realizojmë projekte konkrete, përfshi ato ndërkufitare. Në këtë aspekt, u ra dakord që menjëherë të mblidhet Komisioni i Përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik, i cili do të rivizitojë agjendën e përbashkët dhe do të adresojë projektet e përbashkëta dhe të mundësojë realizmin e tyre në një kohë sa më të afërt”, tha Haxhinasto.
Ndër fushat që përcaktojnë prioritetet e bashkëpunimit dypalësh u identifikuan: ekonomia- infrastruktura, transporti, energjia, turizmi dhe ambienti; lëvizja e lirë – plotësimi i paketës për t’i bërë kufijtë të padukshëm duke eliminuar barrierat jofizike, si nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e patentave, etj; arsimi – marrëveshja e konkluduar në fushën e arsimit gjatë kësaj vizite, i hap rrugë njohjes së diplomave, si dhe heq tarifat respektive për arsimin e lartë. Ministri Haxhinasto theksoi se shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi janë një bazë e sigurt për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Ata kanë kontribuar për pavarësinë e Malit të Zi dhe kontribuojnë sot për proceset integruese në NATO dhe BE, si qytetarë luajalë të Malit të Zi.
Ai kërkoi trajtimin e çështjeve të decentralizimit të pushtetit vendor, veçanërisht njohjen me të drejta të plota të Komunës së Tuzit. Palët ranë dakord për të zgjeruar më tej kuadrin ligjor të bashkëpunimit, duke përcaktuar si imediate marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, si dhe, më tej marrëveshjen në fushën postare. Për trajtimin konkret të gjithë kësaj problematike u ra dakord të mblidhet sa më parë sesioni i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Gjatë vizitës zyrtare, Haxhinasto bëri një vizitë në komunën e Tuzit, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Fran Lulgjuraj, si dhe përfaqësues të Këshillit vendor. Gjatë bisedës, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se qeveria e Shqipërisë është angazhuar seriozisht jo vetëm për të përfunduar në kohë rrugën e Hanit të Hotit, por edhe rruge të tjera ndërkufitare, veçanërisht atë që lidh Plavën me Podgoricën.
Në përfundim të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Ministri Haxhinasto bëri një vizitë edhe në komunën e Ulqinit, ku u takua me përfaqësues dhe shqiptarë të kësaj komune. /Start/
2012-04-07 07:48