E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Misioni i Ligës Arabe në Siri, një farsë”

Anwar Malek tha për “Al-Xhaziran” se ai ishte dorëhequr nga se në Siri kishte parë edhe krime lufte të kryera nga ushtria.

Ndërkohë, një gazetar perëndimor është vrarë në qytetin e Homs-it. Burimet thanë për “BBC”-në në Damask se gazetari ishte me kombësi franceze, dhe u vra teksa mbulonte një demonstratë. Në vendngjarje po ashtu u plagos një gazetar belg.

OKB-ja ka thënë javë më parë se mbi 5000 persona kanë humbur jetën në Siri që prej fillimit të trazirave, ndërkohë që në krahun tjetër, qeveria siriane ngul këmbë se 2000 ushtarë janë vrarë në luftimet me terroristët e armatosur./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-11 16:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›