E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta iraniane, Kina e papërkulur ndaj presionit amerikan

Sekretari amerikan i shtetit, Timothy Geithner, të mërkurën u takua me zv/Presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili pritet të bëhet lideri i ardhshëm i superfuqisë komuniste. Geithner pritet të takohet edhe me kryeministrin kinez, Ven Xhiabao, i cili do të vizitojë vendet e Gjirit Persik më vonë gjatë javës.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me qeverinë tuaj lidhur me rritjen ekonomike, stabilitetin financiar anekënd botës etj, dhe kërkojmë që ta zgjerojmë këtë  bashkëpunim”, tha Geithner.

Por, nga ana tjetër, Kina, e cila blen pothuajse 1/3 e naftës që eksporton Irani, ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve kundër Teheranit, duke i cilësuar si të pahijshme dhe të paefektshme.

“Irani është një furnizues gjigant me naftë i Kinës, dhe ne Shpresojmë që importi i naftës të mos ndikohet, ngase kjo është tepër e rëndësishme për zhvillimin tonë”, tha Zhai Jun, zv/ministri kinez i Punëve të Jashtme, në një konferencë për shtyp.

Por, Kina tha se shpreson që Irani të Bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-11 19:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›