E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia do të blejë më pak naftë nga Irani

Gjatë pesë viteve të kaluara ne kemi reduktuar sasinë e naftës së importuar nga Irani”, tha Azumi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Geithnerin. Ne shpresojmë që të ndërmarrim hapa konkretë për ta zvogëluar edhe më shumë sasinë e naftës së importuar nga Irani, e cila tani përbën 10% të konsumit tonë”, shtoi ai. Komentet e ministrit japonez vijnë pas takimit që ai pati në Tokio me Sekretarin amerikan të Thesarit, Timothy Geithner.

Geithner po kërkon mbështetje nga Kina dhe Japonia për ashpërsimin e sanksioneve ndaj industrisë së naftës së Iranit në përpjekje për të thyer ambiciet bërthamore të Teheranit. Të mërkurën ai ngriti çështjen me liderët kinezë në Pekin, por nuk arriti dot t’i bindë ata./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-12 09:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›