“Newsweek” kërkon ikjen e Obamës

Nuk kanë kaluar as 80 ditë nga zgjedhjet presidenciale për kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, dhe e
Kur kanë mbetur edhe 79 ditë nga gara presidenciale, që mendohet të jetë e vështirë për Obamën, dhe gazeta prestigjioze i jep një goditje të fortë kreut të Shtëpisë së Bardhë, me titullin e madh në kopertinë: “Obama, largohu: ja pse kemi nevojë për një president të ri”.
Në kopertinë, na shfaqet një foto e Obamës me xhaketë në krahë, që të jep përshtypjen sikur është duke u larguar.
“Obama nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e mëdha të bëra 4 vite të shkuara”, shkruan autori i artikullit, Niall Ferguson, sipas të cilit Amerika tashmë ka nevojë për një tjetër president.
Qëndrimi i këtij autori nuk është i panjohur, duke qenë se 4 vjet më parë, gjatë fushatës për zgjedhjes presidenciale ka qenë këshilltar politik i Xhohn McKein, kundërshtari i Obamës në zgjedhje.
Ajo që përbën lajm, është fakti që artikulli është botuar nga ‘Newsweek, dhe për më tepër është vendosur në kopertinë, në një kohë që gazeta njihet për pikëpamjet e saj tërësisht liberale./Start/
2012-08-20 16:00