KQZ riformatohet në shtator

Sipas ligjit të ri elektoral, Kuvendit i lind detyrimi të bëjë shpalljen e vendit vakant dhe të presë aplikimet e reja të shtetasve që plotësojnë kriteret formale të ligjit dhe që dëshirojnë të jenë anëtarë dhe njëkohësisht kryetar të KQZ-së.
Neni 181 i kodit zgjedhor përcakton që parlamenti duhet ta kryejë procedurën e shpalljes së vendit vakant menjëherë pasi bëhet dekretimi i ndryshimeve në ligj. Pas këtij hapi formal do të jetë komisioni i Ligjeve ai që do të ketë detyrimin që të administrojë konkurentët që do të paraqiten, për të kryer më pas seanca dëgjimore me secilin prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternative, të cilat duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të anëtarëve të këtij komisioni.
Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë të paktën dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Më pas, përfaqësuesit e opozitës në komision përjashtojnë dy nga këta kandidatë, ndërsa Kuvendi zgjedh kryetar të KQZ-së kandidatin që merr më shumë se gjysmën e e votave, mes dy kandidatëve të mbetur.
E gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë jo më vonë se data 25 shtator, pra 10 ditë pasi të jenë zgjedhur 6 anëtarët e tjerë të KQZ-së, për zgjedhjen e të cilëve do të ndiqen procedurat e mëparshme.
Anëtarët e KQZ-së do të kenë mandat 6-vjeçar, ndërsa kryetari i KQZ-së zgjidhet për 4 vjet. /Start/
2012-08-20 14:30