E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet një grup kriminal në Tiranë

Burime zyrtare nga policia e Shtetit bënë të ditur sot se, forcat e Komisariatit  Nr.4 te policisë mundësuan kapjen e  shtetasve: Dorian  Alia, 20 vjeç, R. K, 16 vjeç dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave, në kohë e periudha të ndryshme.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera janë evidentuar edhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura nga autorët.

Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura.

Po sipas policisë, në Tiranë janë arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe dy shtetas. Kështu u arrestua shtetasi Gjergji  Cukali, 33 vjeç, banues në Tiranë,  me precedente të mëparshem penal, i cili u kap nga patrulla e policisë, me një armë zjarri pistoletë pa leje si dhe një krehër me 17 fishekë.

Ndërsa u bë arrestimi i shtetasit Glenard Kotorri, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Shkollës së Baletit në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij mercedes benz me targë AA 929 CO i është gjetur nje pistolete me mulli. /Start/

                                                                                             2012-08-20 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›