“Nuk merr vesh nga teknologjia”, është pronari i “IBM”-së

Bëhet e ditur se biznesmeni miliarder amerikan, Warren Buffett, ka investuar për gjigantin teknologjik “IBM”. Në një deklaratë të dhënë për “CNBC”, Buffett theksoi se tetë muajt e fundit ka blerë aksionet e Berkshire Hathaway, me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh. Të bie në sy blerja e fshehtë e këtyre aksioneve mbështetur nga leja e veçantë e dhënë nga Tregu i Kapitaleve.
Ndër të tjera, theksohet se me anë të kësaj rruge, Buffett po përpiqet të shmangë çdo spekulim dhe pas blerjes së aksioneve të Berkshire Hathaway, ai është shndërruar në aksionerin më të madh të “IBM”-së.
Për të gjithë ka qenë surprizë investimi i Buffett në fushën e teknologjisë, sepse kohë më parë ai kishte deklaruar se nuk merrte vesh nga teknologjia dhe për rrjedhojë nuk do të bënte investime në këtë fushë./Start/Aisa Kokiçi/
2011-11-15 15:40