Rama: Na duhen edhe shtatë “konsensuse”

Në radhë sipas tij, janë edhe shtatë pika të tjera nga pakti i propozuar nga Partia Socialiste. "E konsiderojmë një hap pozitiv arritjen e konsensusit për tre nga dhjetë pikat e paktit "Për Shqipërinë si gjithë Evropa", duke nënvizuar nevojën e një reforme zgjedhore deri në fund të marsit, me një program të hapur e transparent, bazuar në rekomandimet e ODIHR-t", tha Rama në mbledhjen e grupit socialist.
Sa i takon konsensusit dypalësh për ligjet me 3/5 e votave Rama shprehu angazhimin e PS-ë për të kontribuar përmes një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës në hartimin e çdo amendamenti. Në mbledhjen e grupit, kreu socialist propozoi ngritjen e një komisioni ad-hoc për shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për institucionin e Avokatit të Popullit. "Ky komision të hartojë një ftesë publike për të gjithë ata persona që e shohin veten të aftë për të kryer këtë funksion të rëndësishëm. Komisioni duhet të përgatisë brenda 30 ditësh një raport dhe një propozim konkret në grupin parlamentar për kandidaturën e Avokatit të Popullit", tha Rama.
Në fjalën e tij kreu i opozitës deklaroi gjithashtu se PS ka nisur punën për hartimin e një pakete propozimesh për buxhetin e vitit 2012, ndërsa është gati të japë konsensus nëse ato pranohen. Rama gjithashtu i vlerësoi si të njëanshme vendimet e gjykatave, të cilat kanë dënuar me gjoba deputetët e PS-së, të paditur nga deputetët e Partisë Demokratike.
“Por cilët janë gjyqtarët që japin vendime për llogari të Saliut, duke ndëshkuar me gjoba si të mafies deputetë të opozitës? Një gjë u them: E vërteta njësoj si e drejta, vonon por nuk harron. Bëni mirë të mos harroni që toga e zeza që vishni, nuk do t’ju mbrojë gjithë jetën, sepse drejtësia në Shqipëria do të vihet në një ditë jo shumë të largët. Ato gjoba mafioze gjykatësish, janë për të gjithë opozitën. Askush nuk e blen dot heshtjen tonë, jemi solidarë 100% me 9 deputetët që janë përzgjedhur nga shtëpia e Saliut për tu gjobitur nga gjykatësit”, deklaroi Rama. /S.Ll/Start/
2011-11-15 14:04