E Diel, 1 Nëntor 2026

“Perandori” ngjitet në fron, Flamengo fiton kampionatin

Pas 17 vitesh pritjeje, më në fund ekipi nga Rio arriti të bëjë të vetin titullin e gjashtë në historinë e vet. David dhe Ronaldo Angelim përmbysën rezultatin në favor të ekipit kuqezi, duke bërë që mitiku “Marakana” të shpërthejë në festë.

Skuadra që drejtohet nga Andradë, ish-futbollisti i Romës, e përfundoi këtë sezon në kuotën e 67 pikëve, dy më shumë se Internacionali i Porto Alegres. Gjatë javëve të fundit skuadra nga Rio de Zhaneiro tregoi një formë të shkëlqyer, duke ngjitur shkallët e renditjes.

Në fund të sfidës, Adriano, golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola, nuk ka mundur t’i përmbajë dot lotët e gëzimit. Një sukses që vjen pas një periudhe të errët për ish-sulmuesin zikaltër dhe tashmë ai mund t’i gëzohet triumfit...

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›