E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Liga e Kampionëve, historia jonë

Administratori i deleguar i kuqezinjve ka theksuar edhe një herë rëndësinë e kampionatit, por pa harruar që “Liga e Kampionëve” është historia e këtij klubi. Duam të ecim mirë me patjetër”.

“Por tani nuk mendojmë për kampionatin, është ndryshe nga Liga e Kampionëve. Mbase Marseja mund të humbë me Realin dhe ne të kualifikohemi me çfarëdolloj rezultati, por nuk duam t’i lëmë gjërat në dorë të të tjerëve. Ndeshjen e parë me Zyrihun e humbëm në fushën tonë dhe tani do të kërkojmë të hakmerremi”, nënvizoi Galiani.

Para nisjes për në kryeqytetin zviceran, Adriano Galiani ka folur edhe në lidhje me çështjen “Gatuzo”: “Marrëdhënia ime me të është e qendrueshme. Shpresoj që e tillë të jetë edhe marrëdhënia midis tij dhe Milanit”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›