E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Cilësia dhe investimet prioritet në shëndetësi

Deklaratat e tij u bënë në Konferencën e 4-t Komëbtare të Cilësisë, organizuar nga Qendra Kombëtare e Standardeve, Cilësisë dhe Akreditimit të Instucioneve Shëndetësore, Vasili garantoi se "ne nuk ndërtojmë më spitale të tipit të vjetër, nuk blejmë më teknologji të tipit të vjetër dhe nuk shkojmë drejt standardeve infrastrukturore-teknologjike të tipit të vjetër".

 "Kemi një sinkron ndërmjet asaj që investojmë dhe asaj që duhet të investojmë dhe brenda spitaleve tona në drejtim të mënyrës së funksionimit të tyre, në mënyrë që strukturat tona gjithnjë e më shumë të jenë të krahasueshme me ato rreth nesh e më gjerë dhe të jenë të karakterit bashkëkohor", theksoi Vasili, duke shtuar se "njëkohësisht ne luftojmë përmes këtyre standardeve dhe protokolleve që të kemi dhe një staf që punon me mentalitetin e ri". Sipas tij, lufta për ndryshimin e mentalitetit nuk është e lehtë, por e gjatë dhe e vështirë.

"Në gjendjen që përjeton sistemi shëndetësor shqiptar, sfidat e mëdha me të cilin përballet, qoftë në drejtim të modelit menaxherial, qoftë të asaj që ka zgjedhur të ndjekë si rrugë në reforma, është rrugë që ka vokacion pozitiv, është rrugë e qartë në të cilën ne ecim", tha ministri Vasili, duke shtuar se "problemi është cilësia dhe ritmi i realizimit të reformës".

Ai theksoi se "cilësia, për të cilën ne do të përqëndrohemi për sistemet tona, që nuk kanë mundësi të pafundme financiare për t’u mbështetur, është kyçi i suksesit". Sipas tij, "një cilësi e mirë shërbimi nënkupton kosto më të ulëta, sepse cilësia e dobët na ka bërë të shpenzojmë shumë për rastet që mund të kuroheshin shpejt, në pak kohë dhe cilësi të lartë, në të kundërt sistemit i është dukur sikur ka kursyer, ndërkohë ka humbur më tepër, qoftë në drejtim të kostove finaciare, por dhe besimin e qytetarëve ndaj sistemit".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›