E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami në rajonin kurd të Irakut

Ceremonia u zhvillua mars në kryeqytetin e këtij Rajoni, Erbil, ku ishin të pranishëm Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, senatori Sergio de Gregorio, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Atlantikut të Veriut, Troels Froling dhe shumë personalitete të tjera të politikës evropiane.

“Ne vlerësojmë rolin tuaj personal për stabilitetin e Irakut, dedikimin tuaj ndaj popullit tuaj dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Vendosmëria e juaj për të promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me etnitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme,”  u shpreh z. Imami.

Gjithashtu, ministri shqiptar theksoi faktin se ky ishte vendi ku kishin lindur dhe bashkëjetuar me shekuj të tërë fetë më të mëdha, dhe ky ishte një monument i njerëzimit, i cili duhet mbrojtur dhe promovuar nga të gjithë. Gjatë qëndrimit të tij në Erbil, ministri Imami zhvilloi gjithashtu një seri takimesh me ministra të qeverisë së Rajonit Kurd të Irakut, ku u diskutua për fusha të ndryshme bashkëpunimi midis dy palëve. Rajoni Kurd i Irakut ka përjetuar zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit, për shkak edhe të rritjes së nivelit të sigurisë dhe garantimit të stabilitetit të brendshëm politik.  /Start/       

                                                                                             2012-03-18 16:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›