Tiranë, Bashkia-lokaleve e ambulantëve: Lironi trotuaret

“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve ambulantë, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, - deklaroi zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.
Bisha tha se Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. “Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respkektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, - përfundoi deklaratën e saj Bisha./Start/
2011-09-25 11:22