“Profeti Muhamed a.s. – Shembulli më i bukur”

Në këtë aktivitet, përveç përfaqësuesve të KMSH-së, morën pjesë edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, drejtues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, i cili theksoi se ky përkujtim i motivon myslimanët për të shtuar dashurinë, respektin dhe vlerësimin e tyre për të fundmin e profetëve, Muhamedin (a.s.). “Jeta, fjala dhe vepra e asnjë njeriu tjetër nuk është hulumtuar sa ajo e Profetit Muhamed. Me shpalljen e tij si Profet ndjenjat fituan thellësi, fjalët fituan gjerësi, çdo gjë fitoi kuptim dhe një delikatesë të veçantë. Për këto dhe shumë arsye të tjera ne e përkujtojmë dhe vlerësojmë dhe ndihemi krenarë që e Zoti na krijoi dhe na bëri pasues dhe pjesëtarë të umetit të tij të nderuar”, tha kreu i KMSH-së.
Pas tij, përshëndetje bëri edhe ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi, i cili vuri në dukje se kjo ditë është një moment gëzimi e reflektimi për myslimanët e globit, pasi ata kujtojnë lindjen e njeriut jeta dhe shembulli i të cilit shërben si burim frymëzimi dhe udhëzimi për ta, për kalimin e një jete të pastër e të qetë dhe mbi të gjitha në pajtim me urdhëresat e Zotit që ata e duan dhe e adhurojnë. “Besim do të thotë vlerë. Transmetimi i vlerave ishte në qendër të mesazhit që Profeti kumtoi dhe me të cilat ai deshi të pajiste bashkëqytetarët e tij dhe të gjitha brezat që do të vinin më pas. Jeta shembullore dhe cilësitë e larta morale e humane e kthyen Profetin Muhamed në heroin e mëshirës, humanizmit dhe tolerancës”, mbylli fjalën e tij z. Bumçi.
Në vazhdim nxënësja e Medresesë së Tiranës, Xhana Ahmetaj, recitoi poezinë “Trëndafili i Medinës”, përmes së cilës ajo fali emocion dhe la mbresa tek të pranishmit. Simpoziumi vazhdoi me kumtesat e përgatitura nga Ali Zaimi (kancelar i KMSH-së), Elvis Naçi (drejtor i Thirrjes në KMSH), Nasuf Hoxha (ndihmësmyfti i Tiranës) dhe Elton Karaj (pedagog në Universitetin Bedër). Në fjalën e tyre, referuesit sollën në vëmendje tiparet dhe cilësitë që karakterizonin Muhamedin a.s. në rolin e tij si prind, bashkëshort, qytetar, drejtues dhe mbi të gjitha si profet i caktuar nga Zoti për orientimin e njeriut dhe për suksesin e shoqërisë njerëzore./S.Ll/Start/
2012-02-04 16:45