Haxhinasto në Libi: Bashkëpunim dypalësh dhe njohje e Kosovës

Sipas njoftimit për shtyp nga MPJ, Haxhinasto tha se “Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete dhe propozoi organizimin e komisioneve të përbashkëta për të shqyrtuar këto mundësi në fusha si ekonomia, energjia, hidrokarburet, ndërtimi etj”.
“Eksperienca shqiptare e tranzicionit nga diktatura në demokraci, mund të jetë e vlefshme për Libinë dhe ne jemi gati që të ofrojmë këtë eksperiencë nëse nevojitet, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Libisë”, tha Haxhinasto.
Nga ana a tij, ministri i Jashtëm libian vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizoi se është e nevojshme që të rikonsiderohen dhe rivlerësohen ato në kuadër të ndryshimeve që kanë ndodhur në Libi.
Gjatë vizitës në Tripoli, ministri Haxhinasto pati një takim edhe me kryetarin e NTC-së (Këshillit Kombëtar të Tranzicionit), Mustafa Abduljalil. Në këtë takim Haxhinasto nënvizoi vullnetin e qeverise shqiptare për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duhet të krijohet një komision i përbashkët për të evidentuar fushat e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe të forcohet bashkëpunimi midis komuniteteve të biznesit, duke organizuar një forum biznesi.
Ministri Haxhinasto diskutoi me ministrin libian të Punëve të Jashtme dhe kryetarin e NTC-së edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke u ndalur veçanërisht në çështjen e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
Haxhinasto u kërkoi zyrtarëve libianë që Libia të marrë një vendim miratues ndaj njohjes së Kosovës, duke nënvizuar se një gjë e tillë do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.
/Sta/E.B/
2012-02-05 15:22