E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfen dëshmitari

Astrit Sula,  ish- ekonomisti i firmës së duraluminit të Remzi Hoxhës,  foli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda kryesisht për momentet e rrëmbimit të biznesmenit Hoxha nga mjediset e firmës në Tiranë në vitin 1995. 

Para trupit gjykues, dëshmitari tregoi edhe karakteristikat fizike të një personi që kishte bërë një kontroll në makinën e Hoxhës, pas largimit të tij nga firma, por, sic deklaroi ai, nuk e kishte njohur atë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon për  rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha në 1995 në Tiranë, katër ish- punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›