E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore masa të rrepta për sigurinë në rrugë

Forcat e kësaj policie, mbështetur mbi planin e  posaçëm të masave të hartuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, kanë nisur prej të hënës ushtrimin e kontrolleve  të shumta për disiplinimin e përdoruesve të rrugës duke marrë masa për ata drejtues mjetesh që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Këto kontrolle do të vijojnë edhe ditët në vijim, në funksion të forcimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë,  parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe krijimin e lehtësirave për levizjen e lirë të mjeteve. Bëhet e ditur gjithashtu se, veçanërisht kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtese, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.    Kështu, vetëm ditën e hënë,  në Qarkun e Tiranës janë konstatuar dhe janë marrë këto masa administrative:

 - Gjoba të vëna 868, me vlerë 939 000 lekë
 - Gjoba në qytet 548, me vlerë 620 000 lekë
 -Gjoba në linja 320, me vlerë 319 000 lekë
 -Leje drejtimi të pezulluara 8 raste.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›