“Qetësohet” tregu valutor, Euro “mëshiron” Lekun
Në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës, sot një dollar u ble mesatarisht me 92,4 dhe u shit me 92,9 lekë, ndërsa një euro u ble me 135,4 lekë dhe u shit me 135,9 lekë. Pak ditë më parë, një Euro u këmbye me rreth 140 Lekë, duke krijuar mungesë të theksuar të monedhës evropiane.