E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, sekuestrohet mbi 3 mijë litra vaj kontrabandë

Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës, bënë të ditur se sasia e vajit u zbulua gjatë një aksioni të strukturave të antikontrabandës, në një magazinë në lagjen "Pavarësia", në qytetin e Vlorës, me pronar shtetasin 45 vjeçar, Bush Xhovara.

Pronari i magazinës nuk dispononte asnjë dokumentacion shoqërues, që të vërtetonte origjinën e vajit. Në këto kushte, ai u arrestua në kushtet e flagrancës, me akuzën e ruajtjes dhe magazinimit të mallrave kontrabandë. Aktualisht, policia po punon për të zbuluar origjinën e këtij vaji, që mendohet të ketë hyrë kontrabandë në Shqipëri.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›