Liberalizimi i vizave, Suedia: Plotësoni më parë kushtet
Përfaqësuesja e Presidencës suedeze të BE-së, Anna Craenen thotë se liberalizimi i vizave do të bëhet në momentin që këto dy vende do të përmbushin kushtet, duke ndjekur më pas procedurën aktuale.
“Bosnja dhe Shqipëria do t’i bashkëngjiten kur të kenë përmbushur kushtet e kërkuara. Është e rëndësishme po ashtu që Kosovës t’i jepet një perspektive europiane për lëvizje të lirë në të ardhmen”, - tha Creanen.
“Ne llogarisim që të mund t’i dërgojmë Komisionit aplikimin e Shqipërisë së shpejti për të dhënë opinionin e tij, tashmë që procedurat zgjedhore kanë përfunduar”, - u shpreh Creanen.
Deklaratat e zyrtares suedeze, erdhën pas kërkesës së Parlamentit Evropian, që këtyre dy vendeve t’iu çelej rruga e liberalizimit të vizave bashkë me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.