E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, nuk pagoi gjobën për vjedhje energjie, arrestohet 54 vjeçari

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Efektivat e komisariatit të policisë së Beratit kanë arrestuar dje 54-vjeçarin Pali Nushi, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Berat me një vendim të saj me numër 39 që mban datën 6 qershor të këtij viti dënoi me 20 ditë heqje lire 54-vjeçarin Nushi. Mësohet se fillimisht gjykata vendosi të gjobisë me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra të akuzuarin për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Por pamundësia për të paguar gjobën duket se e ka çuar drejt qelisë Nushin. Kështu gjoba është konvertuar në 20 ditë burgim të cilin 54-vjeçari do ta kryejë.  54-vjeçari u denoncua në Prokurorin e Beratit një vit më parë nga KESH për vjedhjen e një sasie të energjisë elektrike nga matësi i vendosur në banesën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›