E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rezoluta e OKB-së mund të nxisë luftë civile në Siri”

Gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve “Interfax”, ai tha se kjo “nuk do të çojë në kërkimin e kompromisit”.
Rezoluta pritet të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të mblidhet si pasojë e përkeqësimit të krizës në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të mbështesë planin e ri i cili i kërkon Presidentit Bashar Al-Asad të transferojë pushtetin.

Por, Rusia tashmë e ka bërë të ditur qëndrimin e saj dhe ka kërcënuar se do të vendosë veton ndaj një rezolute të tillë.

Aktivistët thonë se më shumë se 40 persona janë vrarë në Siri vetëm gjatë ditës së hënë, ndërkohë që sipas OKB-së, bilani i viktimave gjatë kryengritjes 10-mujore i ka kaluar 5400 të vdekurit./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-31 12:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›