Kerkohet angazhimi i monitoruesve nga jashte per censusin ne Maqedoni

Procesi i regjistrimit te popullsise ne Maqedoni duhet te realizohet gjate ketij viti pasi tetorin e 2011 u nderpre per shkak te parregullsive te shumta. Eksperte per ceshtje demografike thone se politika duhet te qendroje sa me larg ketij procesi sepse vetem keshtu mund te shmanget kontestimi i rezultateve te tij. Nuk mungojne as zerat qe propozojne qe ne regjistrimin e popullsise ne Maqedoni te inkuadrohen edhe monitorues nga jashte.
Pas deshtimit te procesit te regjistrimit te popullsise vitin e kaluar partite politike nuk po arrijne mareveshje pernje konsensus per kohen dhe menyren se kur duhet te zhvillohet procesi i regjistrimit.Ne fillim te vitit partia opozitare maqedonase propozoi nje projektligj permes te cilit propozohet qe regjistrimi i popullsise te realizohet ne prill. Ky propozim nuk mori perkrahjen e maxhorances me argumentin se opozita ka qellime per te perfituar ne aspektin politik. Regjistrimi i popullsise kerkon nje qasje serioze dhe ne te nuk duhet te perseriten gabimet qe cuan ne deshtimin e tij. Ekspertet vleresojne se duhet te arrihet nje marreveshje e cila garanton shmangien e nderhyrjes politike si dhe duhet te peshohet mundesia e inkuadrimit te monitoruesve nga jashte dhe shoqeria civile. Mosmarreveshjet per regjistrimin e popullsise veshtire te tejkalohen. Duhet te arrihet nje pelqim per perfshirjen e monitoruesve nga jashte dhe shoqeria civile. Ne kete menyre do te mundesohej rritja e besimit ndaj rezultateve te procesit te regjistrimit shprehet Vlladimir Misev nga Instituti per Demokraci.
Opozita shqiptare kembengul ne kerkesen e saj qe ne procesin e regjistrimit te perfshihet edhe ajo pjese e popullates e cila ndodhet ne pune te perkohshme jashte vendit. Nese kjo kerkese nuk plotesohet opozita shprehet kategorike ndaj cdo procesi te regjistrimit qe do te realizohet ne vend. Ligji per regjistrimin e popullsise gjithnjeinterpretohet ne forma te ndryshme kjo dukuri pamundesonrealizimin objektiv te regjistrimit te popullsise shprehet analisti Albert Musliu. Per tu realizuar nje regjistrim sipas standardeve evropiane fillimisht duhet te evropianizohet edhe vete politikanet. Maqedonia duhet te kuptoje se ka nevoje per regjistrim objektiv te papolitizuar. Gjithashtu ka nevoje edhe per shprehjene lire te qytetareve per kete proces thote Musliu
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
I nevojshem nje regjistrim objektiv dhe sipas standardeve evropiane
Partneret e koalicionit qeveritar kane premtuar se do te mundesojne interpretimin objektiv te metodologjise per realizimin e procesit te regjistrimit dhe me kete do te shmangen te gjitha dyshimet per rezultatin e regjistrimit. Anetari i Komisionit shteteror per regjistrim Milaim Ademi thote se do te filtrohen te gjitha problemet qe shkaktuan nderprerjen e procesit te regjistrimit ne tetorin e vitit te kaluar. Besoj se ketu duhet perfshire edhe ndryshimi dhe plotesimi i ligjit per regjistrim vecanerisht ne pjesen e shpjegimit te metodologjise ne kuptimin e njejte si per maqedonasit ashtu edhe per shqiptaret.Sipas Ademit do te behen angazhime serioze edhe per perfshirjen sa me te madhe te shqiptareve ne Entin Statistikor Shteteror ku do te perpunohen rezultatet nga procesi i regjistrimit.
Nje regjistrim objektiv dhe sipas standardeve evropiane per Maqedonine eshte mese i nevojshem thote Mevlut avushoglu nga Asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes. Sipas tij ne vendet multietnike duhet te ndermerren te gjitha masat per te pasur regjistrim transparent dhe te drejte.
Edhe pse zyrtarisht ende nuk eshte caktuar afati se kur do te zhvillohet procesi i regjistrimit ne Maqedoni si periudha me te perfolura permenden muaji prill ose me se voni muaji tetor i ketij viti.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Angjelina Verbica