E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ dënon aktet e dhunës në Maqedoni

Pavarësisht autorëve të ngjarjeve, kjo ministri thekson se akte të tilla janë të dënueshme.

“Diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë është një vlerë për vendin dhe jo premisë për intolerancë. Është e nevojshme të respektohet historia dhe trashëgimia kulturore e gjithsecilit komunitet në vend, dhe të promovohen vepra që përmbajnë elemente bashkuese e farkëtojnë kohezionin social, dhe jo ndarje”, thekson MPJ-ja.

“Me vepra konsensuale e aktivitete të përbashkëta në jetën shoqërore të vendit, mes maqedonasve dhe shqiptarëve, krijohen mundësi reale për jetësimin e vlerave fondamentale evropiane, të cilat i ka përqafuar rajoni.  Harmonia ndëretnike, ndërkulturore dhe ndërfetare është themelore për integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-01-31 15:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›