Ministri i Jashtem gjerman i ben thirrje Keshillit te Sigurimit ti jape fund krizes ne Siri

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle mbeshteti vendimin e Liges Arabe per te terhequr vezhguesit e saj nga Siria duke derguar edhe nje mesazh per Kinen dhe Rusine te dorezohen nga rezistenca e tyre ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te miratuar nje rezolute qe do ti jepte zgjidhje dhunes ne vend. Une mendoj se vendimi i fundit i Liges Arabe eshte nje arsye e mire per partneret e tjere ne Keshillin e Sigurimit qe te ndryshojne pozicionin e tyre dhe te mos behen pengese tha Westerwelle.
Liga Arabe terhoqi vezhguesit e saj nga Siria te Shtunen si pergjigje ndaj perplasjeve te dhunshme mes forcave te sigurise siriane dhe protestuesve qe jane kunder qeverise. Liga tani po kerkon mbeshtetjen e OKB-se per te detyruar Presidentin Sirian Bashar al Assad te dorezoje pushtetin dhe ne vend te nise nje tranzicion politik.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle
Westerwelle tha se Gjermania dhe vendet e tjera te Bashkimit Europian do te bashkepunojne me Ligen Arabe ne Keshillin e Sigurimit per te bindur partneret e tjere te flasin te njejten gjuhe per krizen ne Siri.
Procesi i ngrire i paqes
Ministri i Jashtem gjerman e beri komentin gjate vizites se tij ne Jordan te Dielen vend nga nisi edhe turi i tij qe do te vazhdoje ne Egjipt Izrael dhe territoret Palestineze. Gjate nje konference per shtyp me homologun e tij Nasser Judeh Westerwelle u beri thirrje izraeliteve dhe palestinezeve tu rikthehen bisedimeve per paqe qe per momentin kane ngrire. shte e nevojshme qe bisedat direkte mes Izraelit dhe Palestines te vazhdojne sepse nuk ka alternative tjeter zgjidhjeje tha ai.
Pranvera Arabe dhe Irani
Westerwelle dhe Judeh diskutuan gjithashtu edhe per Pranveren Arabe duke e quajtur si nje periudhe qe solli ndryshime revolucionare ne Jordan.
Westerwelle deklaroi per gazeten gjermane Die Welt se tensioni me Iranin per shkak te programit nuklear mund te ulet vetem nese Teherani ndryshon pozicionimin e tij. Ai tha se Bashkimi Europian nuk do te terhiqet nga rruga per te detyruar Iranin te ndaloje prodhimin e armeve atomike. Ne Iran ne po shikojme nje rrezik ne rritje tha ai duke shtuar se udheheqesit e Iranit duhet te kuptojne se ata e kane ne dore te zbusin tensionin.
Autor Spencer Kimbal/Amarildo Topi
Redaktoi