Merkel Monti Sarkozy - Kush udheheq valle ne Europe

Kancelarja Angela Merkel perfaqeson ne samitin e BE ne Bruksel te vetmin vend te madh ne eurozone qe merr nje vleresim optimal nga agjencite e ratingut. Gjermania eshte lokomotiva e zhvillimit ekonomik ne Evrope edhe pse kete vit ne nivel te ulet. Per shkak te fuqise ekonomike Angela Merkelit i takon nje rol udheheqes te cilin e zbuloi me ngurrim para dy vjetesh por qe po e zbaton gjithnje e me me guxim.
Ne forumin ekonomik boteror te javes se kaluar ne Davos Merkel hezitoi qe te merrte me shume para ne dore per te penguar zgjerimin e krizes. Qe ta beje kete e keshillojne prej muajsh FMN-ja SHBA dhe shtetet bashkedrejtuese ne Evrope. Deri tani Angela Merkel eshte mbeshtetur nga presidenti francez Sarkozy. Ne kete dy vjet te menaxhimit te krizes pozicionet e dy partnereve te cileve shtypi u dha emrin Merkozy jane afruar gjithnje e me shume.
Bildunterschrift Brukseli irritohet nga dueti francezo-gjerman
Skam cbej qe Gjermania eshte e madhe
Stili drejtues i Merkozy-t nuk u pelqen nderkohe shume kryetareve te shteteve te BE. Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker kryeministri me vjetersine me te madhe te punes ne BE u ankua ne nje interviste me Handelsblatt Une jam kunder krijimit te pershtypjes se e gjithe BE kullundriset gjithmone ne mullirin gjermano-francez. Juncker u ankua se Merkel dhe Sarkozy shpesh propozimet e vjetra per stabilizimin e 17 vendeve te eurozones i shesin si idete e tyre. Ne fakt ata jane vendosur ne eurogrup pra ne mbledhjen e ministrave te Financave tha Juncker i cili eshte kryetari i eurogrupit dhe do te largohet nga detyra ne vere.
Angela Merkel vete mbrohet nga keto akuza. Me fytyre te pafajshme ajo tha javen e kaluar ne nje konference shtypi ne Berlin Qe ne jemi kaq te medhenj nuk eshte faji yne. Por nuk eshte se ajo urdheron e vetme se cfare duhet te vendosin tha kancelarja. Sepse ne nuk mund te bejme sehir dhe te themi se secili do te beje gjerat ne rregull. Edhe ne jemi te gatshem te mesojme nga njeri-tjetri. Kjo nuk ka te beje aspak me dominance.
Franca dobesohet pa AAA
Presidenti francez Nicolas Sarkozy eshte perpjekur deri tani tu jape francezeve ndjenjen se ai e jep drejtimin ne dyshen Merkozy. Por qe kur Franca humbi para dy javesh vleresimin AAA dhe prognozat ekonomike te saj jane shume modeste eshte e qarte se rendesia e tij ne dyshen drejtuese eshte relativizuar. Ne fushaten elektorale per tu rizgjedhur ne prill 2012 Sarkozy do ti fitoje francezet per reforma dhe disipline buxhetore. Ai kerkon me vetedije afersine e kancelares Merkel e cila gezon prestigj ne France. Madame Merkel do ta mbeshtese mikun e saj Sarkozy ne fushaten zgjedhore. Nicolas Sarkozy e ka ndihmuar Merkelin edhe ne fushaten ne vitin 2009. Sekretari i shtetit i Sarkozy-t per tregtine e jashtme Pierre Lallouche tha te dielen 29.01.2012 ne televizionin francez se Franca duhet te mesoje nga Gjermania. Industria me orientim eksportin duhet te ndertohet ngjashem si ne Gjermani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Partneri i pelqyer Mario Monti
Monti bashkepunon
Gjithnje e me rendesi fiton ne drejtimin e Europes kryeministri i ri italian Mario Monti. Profesori i ekonomise pa parti ne nje kohe te shkurter ka ndermarre ne Itali reforma dhe plane kursimesh qe per vite me rradhe dukeshin te pamundura nen kryeministrin e skandaleve Silvio Berlusconi. Monti e di qe euro mund te vazhdoje te ekzistoje ne qofte se vendi i tij e kapercen krizen e borxhit. Ai kerkon me vetedije me shume solidaritet pra para nga Gjermania. Kjo nga ana tjeter kjo do ti pelqeje me pak Angela Merkelit. Fundja ajo dhe Nicolas Sarkozy ishin per doreheqjen e Berlusconit dhe hapen rrugen per Monti-n. Duoja drejtuese Merkozy zgjerohet ne trio me pseudonimin Merkonti.
Nuk mund te perballojme struktura paralele
Deputetet e Parlamentit Europian e shohin rolin udheheqes te kryetareve te shteteve me ndjenja te perziera. Paketa e re fiskale eshte nje marreveshje ndermjet shteteve jashte ndikimit te parlamentareve. Deputeti i CDU-se Elmar Brok e vlereson ne bisede me Deutsche Welle paktin si nje hap per zgjidhjen e krizes. Gjithsesi parashikohet qe pakti te konvertohet ne ligjin e BE. Metoda komunitare do te ruhet thote Brok. Presidenti konservator i Komisionit te BE Jose Barroso nuk eshte aq i sigurte. Komisioni administrata e BE e ka humbur pushtetin ne krize. Barroso paralajmeroi Ne qofte se ne duam qe te funksionojme nuk duhet te mbjellim coroditje. Ruga me e mire eshte te respektojme institucionet ekzistuese te komunitetit. Komisioni Parlamenti natyrisht BQE. Ne nuk mund te perballojme struktura paralele. Britania e Madhe eshte distancuar. Kryeministri David Cameron theksoi edhe nje here para samitit se ai nuk do te marre pjese ne bashkimin fiskal.
Autor Bernd Riegert/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi