E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët nxjerrin tank nga lumi

Për nxjerrjen e tankut të modelit "Klim Voroşilov" ka punuar personeli i Muzeut të Luftës në Leningrad dhe forcat detare.

Pavarësisht kohës me stuhi, ekipet vazhduan punimet duke u zhytur në një thellësi 15 m të lumit. Pas disa orë kërkimesh tanku u nxor në breg. Specialistët shprehën habinë e tyre për gjendjen e mirë të tankut. Pas restaurimeve të nevojshme, tanku do të ekspozohet në Muzeun e Luftës së Leningradit.

Specialistët pohojnë se tanku është dashur të kalohet në anën tjetër të lumit me anë të dhjetëra trapeve, por pas një sulmi të kohës ka rënë në lumë.

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-11-19 13:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›