E Diel, 1 Nëntor 2026

“SHBA, aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë shqiptare”

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së për kombin shqiptar, Topalli vlerësoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Ky anëtarësim ishte një nga ngjarjet më kulmore për Shqipërinë dhe partneriteti ynë në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm”, tha kryeparlamentarja.

Një falënderim të veçantë znj. Topalli bëri për mbështetjen dhe rolin e pazëvendësueshëm që SHBA ka luajtur në pavarësinë e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal. “Ne jemi të interesuar - tha ajo - për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan. Interesi ynë është që të marrim nga praktikat më të mira të legjislacionit dhe procedurave të hapura, transparente dhe demokratike të Shteteve të Bashkuara”.

Duke shprehur të njëjtin interes për rritjen e shkëmbimeve ndërparlamentare, kongresmeni Peters theksoi se SHBA do të vijojnë mbështetjen e gjithanshme për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Ai shprehu kënaqësinë që pas Shqipërisë do të vizitojë Kosovën përmes një udhëtimi në Rrugën e Kombit dhe do të ndalojë në Prizren në përurimin e vijimit të rrugës së re.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-12 14:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›