E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë në dhjetor

TIRANË- Në fillim të dhjetorit Enti Rregullator i Energjisë dotë shpallë vvendimin lidhur me kërkesat e CEZ shpërndarje, OST dhe KESH, për rritjen e cmimit të energjisë vitin e ardhshëm.

Ekspertët e ERE-s janë duke monitoruar kostot e deklaruara nga kompanitë mbi bazën e së cilave është kërkuar shtrenjtim i tarifave.

“Jemi në një proces të gjerë të monitorimit të tre kompanive për të gjitha kostot që ata kanë raportuar pranë Entit Rregullator. Brenda 30 nëntorit është seanca dëgjimore publike dhe vendimi pritet të merret brenda 10 ditëshit të parë të dhjetorit, pra brenda javës së parë ë dhjetorit”,- sqaron përfaqësuesja e ERE, Entela Çipa

Për vitin e ardhshëm OST-të ka kërkuar që tarifa mesatare e transmetimit të enrgjisë të rritet nga 0.6 në 0.73 lekë për kw. KESH ka kërkuar një rritje të cmimit nga 1.48 lekë në 5.03 për kw. Ndërsa, CEZ ka aplikuar për rritje mesatare të tarifave me 44.5%.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: ERE: Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë në dhjetor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›