Turqi, bilanci i viktimave nga tërmeti arrin në 27 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolli”, e cituar nga “TRT”. Një bilanc i mëparshëm fliste për 22 të vdekur.
Sipas kësaj agjencie, ndër viktimat figurojnë dy gazetarë të agjencisë së shtypit Dogan, që kishin shkuar në Van për të raportuar pas një tërmeti të mëparshëm në rajon, me intensitet 7,2 ballë, që shkaktoi më shumë se 600 të vdekur më 23 tetor.
Tërmeti i të mërkurës, me intensitet prej 5,6 ballësh dhe me epiqendër rreth 17 km në jugperëndim të Vanit, shkaktoi rënien e 25 ndërtesave në Van.
Një shtetas japonez, anëtar i një shoqate humanitare, vdiq pas plagëve të marra, pasi u nxor i gjallë nga rrënojat e njërit prej këtyre hoteleve./Start/
2011-11-12 10:29