E Diel, 1 Nëntor 2026

“Siria shkeli kufirin, po vlerësojmë kundërpërgjigjen”

Erdoan foli për gazetarët gjatë një vizite në Kinë, një ditë pasi forcat siriane të sigurisë hapën zjarr përgjatë kufirit, duke vrarë dy persona në një kamp refugjatësh.

“Çfarë do të bëjë Turqia në rastin e cenimit të kufirit? Turqia do të bëjë atë që do të bënte çdo shtet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kjo është një e drejtë që na e jep ligji ndërkombëtar”, tha Erdoan.

Duke sjellë në kujtesë faktin që Turqia mikpriti 25 000 emigrantë të cilët u larguan nga dhuna në Siri, Erdoan tha se Turqia nuk mund t’i mbyllë dyert për popullin sirian edhe sikur ky numër të arrinte në 100 000. “Ju po e shikoni se si këta njerëz po largohen nga Siria. Ata nuk po largohen sepse e duan diçka të tillë. Ata po i largohen vdekjes. Nuk mund t’ua mbyllni dyert këtyre njerëzve”, tha kryeministri turk.

Duke folur për regjimin e Asadit, Erdoan tha se Presidenti sirian i kishte dhënë një premtim Kofi Ananit, por ç’e do ditë po vriten nga 60, 70, 80 apo 100 persona. “Plus kësaj, tanimë kemi një shkelje të qartë të kufirit tonë. Ne do ta vlerësojmë siç duhet këtë shkelje. Sigurisht që ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm në lidhje me këtë”, tha Erdoan.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-10 15:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›