E Diel, 1 Nëntor 2026

EU-OSHA: 75% e shqiptarëve të stresuar në punë

Në këtë përfundim është arritur nga sondazhi idytë i Opinionit në Evropë mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Sondazhi, idrejtuar nga Ipsos MORI në emër të Agjencisë Evropiane për Sigurinë dheShëndetin në Punë (EU-OSHA), llogariti opinionet e mbi 35,000 anëtareve tëpublikut të gjerë në 36 shtete evropiane mbi çështjet e lidhura me vendet epunës duke përfshirë edhe stresin që lidhet me vendet e tyre të punës si edherëndësinë e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës për konkurrencë ekonomikedhe në kuadër të jetëgjatësisë së fuqisë punëtore.

Tetë të dhjetat e popullsisë aktive për punë nëpër të gjithë Europën mendojnëse numri i njerëzve që vuajnë nga stresi në vendin e punës do të rritet (80%),nga të cilët 52% presin që ky numër të rritet ‘shumë’. Kjo përsërit edhe njëherë zbulimet e sondazhit të kompanisë EU-OSHA’s ESENER mbi rreziqet e reja qëdo të paraqiten nëpër vendet e punës. Ky sondazh zbuloi se 79% e menaxherëvemendojnë se stresi është pjesë e kompanive të tyre, gjë që në shumë kompani ebën stresin në vendin e punës po aq të rëndësishëm sa aksidentet në vendet epunës.

Në anketimin Pan-Evropian për mendimet mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin epunës u përfshi dhe Shqipëria, ku u anketuan 1306 persona. 75% e tëanketuarve aktivë mendojnë se numri i njerëzve që vuajnë nga stresi në vendin epunës, do të rritet, nga të cilët 44% presin që ky numër të rritet ‘shumë’.Kyvlerësim i rrezikut te rritjes së stresit në vendin e punës është nje indikatorpër marrjen e masave për mbrojtjen kolektive dhe individuale për ta minimizuaratë në vlerat e pranueshme të standardeve ndërkombëtare. Rreth pyetjes se sa janëtë informuar për rreziqet, shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, 51% janë përgjigjurse janë të informuar.

Duke u nisur nga fakti se shumë qeveri evropiane po shqyrtojnë mundësinë osetashmë kanë vendosur për rritjen e kufirit të moshës për daljen në pensionsepse sot njerëzit jetojnë më gjatë,është drejtuar pyetja: Si mendoni, andikojnë masat e mara për sigurinë e shëndetin në punë në rritjen e moshës së pensionit?70% e të anketuarve mendojnë se masat e mara për sigurinë e shëndetin në punë,janë të rëndësishme në rritjen e moshës së pensionit.

Në lidhje me rëndësinë që ka marrja e masave te mira për sigurinë e shëndetinqë njerëzit të mund të punojnë më gjatë deri në daljen e tyre në pension, 70% etë anketuarve mendojnë se masat e mara për sigurinë e shëndetin në punë, janëtë rëndësishme në rritjen e moshës së pensionit. Kjo pikëpamje është e njëjtandërmjet njerëzve që punojnë dhe atyre që nuk punojnë (përkatësisht 72% dhe68%).

Nga ky sondazh rezultoi se gjysma e shqiptarëve (51%) janë të bindur seshqetësimet e tyre lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë do të gjeninzgjidhje nga eproret e tyre. Shqiptarët bien dakord se është e nevojshme marrjae masave të duhura për sa i përket shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës përtë patur një rritje të konkurrencës ekonomike të vendit. 90% e tëintervistuarve pajtohen me këtë. /Start/



                                                                                             2012-04-10 15:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›