E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik deklarohet njeri normal

Ky vlerësim bie në kundërshtim me vlerësimin e mëparshëm të publikuar në muajin nëntor, sipas të cilit ai nuk ishte mirë nga gjendja psikike.

Breivik pritet të dalë para gjyqit ditën e hënë nën akuzën e sulmi me bombë dhe vrasjes në total të 77 personave korrikun e kaluar.

Të dy raportet do të vlerësohen nga gjykata, e cila do të vendosë nëse Breivik duhet të dërgohet në burg apo në psikiatri.

Vlerësimi i parë sipas të cilit Breivik ishte i çmendur dhe dënimin duhej ta kryente nën përkujdesje psikiatrike shkaktoi kriticizëm të gjerë në Suedi, çka bëri që gjykata të vendoste për një tjetër vlerësim në muajin janar.

Shumë nga të mbijetuarit e sulmit besojnë se ai është normal dhe se dënimi i vetëm i merituar do të ishte ai me burg./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-10 16:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›