E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Standard and Poor’s” rrit vlerësimin për Turqinë

Me rritjen e nivelit kreditor bonot shtetërore të Turqisë morën status investues.

Agjencia konfirmoi edhe nivelin kreditor të Ankarasë me valutë të fuqishme në nivelin “BB”.

“Shfaqet përmirësim në sistemin financiar të Turqisë, ndërsa në të njëjtën kohë zgjerohet edhe tregu i brendshëm”, theksohet në komentin e “Standard and Poor’s”.

Po sot, agjencia e njohur uli vlerësimin për Italinë, duke e përcaktuar me “A negativ” kreditin italian, nga “A” që ka qenë më parë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-20 19:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›