“Tërmet” në qeverinë e Maqedonisë
Pas dorëheqjes së ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski i cili u largua për shkak të problemeve me Universitetin shtetëror të Tetovës ku shteti cenoi rënde autonominë e këtij institucioni si dhe problemeve me hapjen e pesë paraleleve në gjuhën shqipe, dje pasdite dorëheqjen e ofroi edhe ministri i Financave si dhe ai i Bujqësisë.
Sipas mediave maqedonase, ministër i ri i Arsimit do të jetë, Nikolla Todorov, aktualisht drejtori i kadastrës së Shkupit, ndërsa ministër i ri për Bujqësi do të jetë Lupço Dimovski. Ministër i ardhshëm i Financave dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i qeverisë do të jetë, Zoran Stavrevski.
Për qeverinë e Maqedonisë, këto janë freskime në kabinetin qeveritar dhe asgjë më shumë. Ndërkohë, pritet të ndryshohen edhe dy ministra shqiptarë në këtë qeveri, ai i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferit, dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami.