Kosova -Mali i Zi bashkëpunim për të zhvendosurit
Janë rreth 83 familje në Mal të Zi që kanë shprehur gatishmërinë për tu kthyer në Kosovë, përderisa numri i përgjithshëm i tyre është 16 mijë e 258 veta. Një delegacion i Malit të Zi në krye me ministrin e Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Suad Numanoviq është takuar sot me zv/kryeministrin Ramë Manaj, me ç’rast është biseduar lidhur me kthimin e të zhvendosurve që nga koha e luftës nga Mali i Zi në Kosovë. Pas takimit, u tha se po identifikohen kërkesat dhe mundësitë e krijimit të kushteve për kthim, përderisa sipas zv/kryeministrit Manaj, interesimi për kthim është i madh.
“Aktualisht kemi aplikacione prej 360 individëve me 83 familje që kanë paraqitur interesim për t’u kthyer, dhe të dhënat e fundit tregojnë se numri i të interesuarve që janë të gatshëm për t’u kthyer është 1 mijë 300 dhe po bashkëpunojmë për krijimin e kushteve për ndërtimin e objekteve për banim”, ka thënë zv/kryeministri Mansaj. Në këtë kuadër është përmendur edhe zgjidhja e çështjes së pajisjes me dokumentacion për këta persona, zgjidhja e kontesteve pronësore dhe ndërtimi i objekteve kolektive, për ata refugjatë të cilët nuk kanë ku të kthehen.
Ndërsa ministri malazez, Numanoviç, tha se tani e tutje do të ketë dinamikë të punës në zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Natyrisht ky është një proces i cili ka vazhduar që 10 vite dhe tani do të intensifikohet. Ne u pajtuam që do të bëjmë evidencën e atyre që dëshirojnë të kthehen. Ne këtë në Mal të Zi e kemi bërë dhe kemi 1 mijë e 300 persona të cilët janë të gatshëm të kthehen.
Ndërsa në procesin e kthimit aktualisht janë 415 persona, që do të thotë se së bashku me institucionet e Kosovës ua mundësojmë kthimin e tyre, integrimin e tyre në Kosovës”, ka thënë ministri Suad Numanoviç. Sa i përket vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës, zv/kryeministri Manaj tha se kjo çështje është në proces.
“Përgatitja e vendimit për këtë është në proces, Republika e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e vendit tonë, është çështje e kohës së shkurtë të vendosjes për ngritje të marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Manaj. Kurse për ministrin malazez, Numanoviç, me rëndësi është bashkëpunimi i ndërsjellë dhe zgjidhja e çështjeve të përbashkëta, siç është kthimi i refugjatëve nga Mali i zi në Kosovë dhe integrimi i të dy vendeve në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike. (rt/start)