Pacolli: Katari njeh së shpejti Kosovën
Pacolli në këtë intervistë ndër të tjera ka paralajmëruar se deri në fundvit do të sjellë 20 njohje të reja të Kosovës. “Njohja nga Mbretëria e Jordanisë është tejet e rëndësishme. Kjo do të pasojë shumë shpejt edhe me njohje nga disa shtete duhet veçuar Katarin, që e ka në rend dite njohjen e Kosovës, apo më mirë të them e ka të gatshme notën verbale të njohjes. Këtu nuk bën përjashtim edhe Kuvajti”, është shprehur Pacolli në një intervistë për Radio Dukagjinin.