E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët braktisin fjalimin e Mesiç për shkak të Kosovës

Siç bën të ditur agjencia kroate HINA – e cila thirret në burime pranë delegacionit kroat – serbët nga Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjës por edhe nga Kosova kanë braktisur takimin në Strasburg, të organizuar nga Këshilli i Evropës, kur presidenti kroat në mes të tjerash ka thënë se Kosova sot është realitet, të cilin e ka pranuar Kroacia.

Mesiç, ndër të tjera ka thënë se, edhe nëse nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia duhet të mundësojë bashkëpunimin rajonal dhe jo ta pengojë atë – fjalë të cilat kanë bërë që serbët - në mesin e të cilëve kishte gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe ekonomistë – të braktisnin këtë takim. Mesiç ka thënë se i vije keq që kanë ikur ata, duke vlerësuar se ata është dashur të qëndronin dhe të diskutonin për këtë çështje. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›