E Diel, 1 Nëntor 2026

“Grupi i Llapit” lirohet nga disa akuza

Por nga aktakuza sot është hequr akuza për vrasje të civilëve. Kështu trupi gjykues do të procedojë pjesërisht pikat 5, 8, 9 dhe 14 të aktakuzës, tha avokati, Mexhid Syla. "Sipas këtyre pikave ngarkohen për trajtim mbajtje në kushte jo humane dhe jo njerëzore dhe torturë", ka sqaruar avokati Syla.

I akuzuari Latif Gashi, para gjyqtarëve ka thënë se ndihet i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet nga trupi gjykues. Sipas avokatit Syla, trupi gjykues duhet të hedhë poshtë edhe këto pika me të cilat ngarkohen të akuzuarit, sepse nuk ka prova që mbështesin dyshimin se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen. Nesër pritet të dëshmojnë Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›