E Diel, 1 Nëntor 2026

“Teksti i XII-të”, Shamata: PS po e përdor politikisht

"Reforma e liberalizimit të teksteve shkollore ndaj tregut të botimit dhe të shpërndarjes ka sjellë impaktin e pritshëm të cilësisë së tekstologjisë shkollore, ka bërë të mundur që mësuesit e shkollave tona të bëhen pjesë e vendimmarrjes arsimore, me përzgjedhjen e teksteve alternative të miratuara nga MASH", theksoi Shamata gjatë një konference për mediat.

Si rrjedhojë, MASH deklaron se nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë në të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor kjo ministri ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore, që kalon në disa faza.  Shamata sqaroi se komisionet e ngritura  për oponencë dhe vlerësimin e teksteve,  janë përzgjedhur mes mësuesve e pedagogëve më të mirë të vendit, duke marrë mendimin e Drejtorive Arsimore Rajonale,  Zyrave të Arsimit dhe Rektorateve të Universiteteve.

Sipas tij, ato kanë qenë tërësisht të paanshëm dhe jashtë çdo ndërhyrjeje. Fjala është për më shumë se 200 mësues  e pedagogë përzgjedhës e më shumë se kaq tekste mësimore.“Në çdo rast, ajo që ka munguar ka qenë vetëm ndikimi zyrtar ndaj pikëpamjeve të studiuesve, të cilët kanë qenë të lirë të thonë mendimin e tyre të pavarur, të bazuar në fakte e kritere shkencore”, theksoi Shamata. Duke u ndalur te procedurat për miratimin e teksteve shkollore, Shamata sqaroi se për çdo grup alternativash të teksteve të paraqitura për konkurrim, janë ngritur komisione me 5 vlerësues.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›